Biobibliografi
Victoria Milescu u lind më 18.12.1952, në qytetin
Braila, Romania. Ka kryer Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e
Bukureshtit, degën e rumanisht‐anglishtes. Studime
postuniversitare. Ka punuar si profesoreshë e anglishtes,
pastaj si referent e specializuar në Kompaninë Tarom dhe
ne Departamentin e Aviacionit Civil. Pas vitit 1990 punon
në shtyp, dega e kulturës dhe botimeve. Ka qenë redaktore
e rubrikave të kulturës, publicist‐komentator, zëvendës/
kryeredaktor në disa revista, redaktor libri në Editurën
Scripta dhe në Editurën Nemira. Debutim letrar me vargje
në revistën ,,Luceafărul‘‘, 1978. Debutim editorial përmes
konkursit, paralelisht në Editurën Cartea Românească,
Bukureshti, dhe në Editurën Facla, Timishoara, 1988, në
vëll Prier/ Prier, respektivisht Argonauţii/ Argonautët.
Libra të botuara: Welcome December (edicion bilingv
rumanisht‐anglisht, versioni anglisht i përket autores,
(l994); Şlefuitorul de lacrimi (Latuesi i lotëve, 1995);
Izbânda furată (Fitorja e vjedhur, 1995); Inimă de iepure
(Zemra e lepurit, 1998); Arleziana (2000); Zâmbet de
tigru (Buzëeqshje prej tigri, 2001); Ecoul clipei (Jehona e
çastit, 2003); Flacăra nevăzută/ Láthatatlan Láng (Flaka e
padukshme, edicion bilingv rumanisht‐hungarisht, versioni
hungarez prej Horváth Dezideriu, 2007); Roua cuvântului/
Szóharmat (Vesa e fjalës, edicion bilingv rumanisht‐hungarisht,
versioni hungarisht prej Horváth Dezideriu, 2008);
Conspiraţii celeste (Konspiracione qiellore, 2008). Libra
për fëmijë: Cartea cu surprize (Libri me surpriza), Cine la
salvat pe Murdărel? (Kush e ka shpërtuar të papastrin, 1995);
Abecedarghicitoare
Găseşte rima (Gjeje rimën, 2000);
Animalele mele dragi (Kafshët e mia të dashura, 2006).
Përkthime: Bandiți, gangsteri şi mafie (Banditë,
gangsterë dhe mafi, 2006); Vrăjitorul din Oz (Magjistari
nga Ozi, 2006); Povestiri de Crăciun (Përralla për
Kërshëndellat); Iepurele cel lăudăros (Lepuri lavdërimtar,
2004); Exploratorii (Eksploatuesit); Corpul uman,
atlas (Trupi human, atlas, 2006) etj. Është e përfshirë në
antologji poetike, të kritikës letrare dhe në fjalorë:
Poezia pădurii (Poezia e pyllit, 1998); Icoana mamei
(Ikona e mamasë, l999); O antologie a poetelor din
România (Një antologji e poetëve nga Rumania, 2000);
Personalia, fjalor biobibliografik (2000); Lumini către
Eminescu (Drita kah Eminesku, 2000); Poezia română
între milenii (Poezia rumune ndërmjet mileniumeve,
fjalor autorësh, 2002); Carte de citire (Libër leximi,
2002); Who’s Who în România (Who’s Who në Rumani,
2002); Cinegetica (Kinegjetika, 2003); O istorie a
literaturii pentru copii şi adolescenți (Një histori e
letërsisë rumune për fëmijë dhe adoleshentë, 2003); De
la cuvinte la necuvinte (Nga fjalët në jofjalë, 50 poetë
rumunë bashkëkohorë, edicion bilingv rumanishthungarisht,
përkthyer nga Horváth Dezideriu, 2005);
Râsu’‐plânsu’ lui Nichita Stănescu, (Qeshjeqarja e Nichita
Stanescut, tekste për vëll. 2, 2005); Dicționarul general al
literaturii române (Fjalori gjeneral i letërsisë rumune,
2005); Murmurul vocilor (Murmurima e zërave, antologji
shumëgjuhëshe, 2007); Voices of Contemporary Romanian
Poets (versioni anglisht prej Dan Brudaşcu, 2007);
Voices of Contemporary Romanian Poets, (antologji
anglezo‐koreane, versioni anglisht prej Dan Brudaşcu,
versioni korean prej Youngsuk Park, 2008); Anthologie
albano‐română, Frumusețea frumuseților/ Bukuria e
bukurive (Antologji poetike rumuno‐shqiptare. Përktheu
në gjuhën shqipe Baki Ymeri, 2008).
Është e njohur edhe si autore e një varg recensionesh të
autorëve rumunë, shqiptarë e të huaj. Për veprimtarinë e
saj ka përfituar një numër të konsideruar mirënjohjesh,
çmimesh dhe diplomash. Ka marrë pjesë në disa
konkurse letrare dhe në sallonet e librit dhe shtypit.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë,
nga viti 1995.
VICTORIA MILESCU
FIS TË NJË GJAKU
Gjeje rrugën vetë
i thonin burrit të mbetur i ve
kur rrëxohej i dehur në hendek
ne kemi punë në kopsht
fëmijë për të rritur
shit diç nga shtëpia
thirre dikend ta lajë terrin
ne s’e dimë ku e kemi kryet nga punët
gjeje një grua ta djegë temjanin
ne rrimë larg
si të vijmë deri te ti
është shkëputur urra ndërmjet brigjeve
janë egërsuar ujërat
duke e gëlltitur truallin dhe qiellin
me hënën e me yjet...
ZEMRA E LEPURIT
Ndoshta edhe unë
do të dridhem
përmbi gërmadhat e gjakut tënd
të ta shkul gjahun
e përtacisë për të mbetur i pamundur
ndoshta edhe unë do të bëhem boksit
mazut, lidhëse yjesh
për turrën tonë
të rrjepur nga uni ynë
kur jemi elokuentë
me djersën e krimeve të para
pa një zemër të guximshme
çdo gjë është e padrejtë…
RAPORTI I ARTË
Çdo me thënë shëmbëlltyra ime
për ju
është njëra nga gjithato që…
çdo me thënë zëri im
pranë zërit tuaj
në Turnin e erërave Almageste…
ç’don të thotë thënë dora ime
që lan enët, fuçitë e barotit
duke montuar
fokusin e çastevedhe fatale…
dora ime e djathtë
si një hekur i stërkuqur
mbi lëkurën e freskët të ditës
dhe në trup, duke u përpëlitur gjarpëri
i zhivës së bardhë – poezia…
NATA E NATËS
Në secilën vjershë është fjala për vdekje
(oh, inteligjenca binjake e poemave)
vargu yt më i belbacuktë
duke e shtypur thelbin e ndezur të yjeve
vargu yt, mbrojtësi yt
as që ekziston për të
ka harruar ta hedhë kushtrimin
ndër zvarranikët e braktisur në tjetër gramatikë
elektromagnetike
i ka kaluar koha vargut tënd dhe s’e ke vërejtur
(oh, tymi i hashishtë i vjershave)
në secilën vjershë është fjala për vdekje
poeti e vret secilën fjalë duke qëlluar
në insektarin e librave
(të destinuara për gjithfarë gjykimesh)
poeti e vret secilin varg kur
dremit thellë
duke harruar të vejë nga gjaku i vet në kandilin e yjeve.
GËZIMET E MËDHA TË TRISHTIMIT
Si një verë e fortë, dashuria, dhembja
në qytetin me mullinj dhe çikriqe
me peshq të prishur
qyteti i të ndëshkuarve me ndarje
e ashpër, sharra e ditës bie
përmbi krahërorin e ngrohtë të fjalëve
e di, nuk kam të drejtë të të shkruaj
as të ta shpreh emrin
lotët janë një lavë përvëlimtare
që e dinë vetëm rrugën për në shtëpi.
PARIMI I PARIMEVE
Të falënderoj, Zot
që ke menduar të ekzistoj dhe unë
me çuditjet e mia
ta mbush zbrazëtirën ndërmjet dheut e qiellit
në emrin e një lirie të përkohshme
Të falënderoj, Zot
që ke menduar të ekzistoj dhe unë
të ka marrë një çik kohë
të bëhem ashtu siç jam, edhepse
po qe se do më pyesje
tjetërsoj do të dukej çdo gjë...
NJË KASAP GJENIAL
Unë besoj
edhe në krymbin e vogël
edhe në krymbin e madh
sa shkapërderdhje sistemesh solare
në fushën e shuplakës
së prerë nga ai kasap gjenial –
fati
e prêt një cope, e mat
trason, llogarit, shet
jemi klientët
blihemi e shitemi
pa e ditur çmimin e vërtetë
siç vajton kasapi
duke e nxjerrë zemrën,
mushkëritë që ende dridhen
dhe pëlhurën e freskët
mbi atë që po shkruaj
për tepër dritë
jemi të varfër, shuaj diç nga yjet
dhe hesht
pregaditmë diç të papjekur për darkë.
I PALODHSHËM,
MËKATI STËRGJYSHOR
Lërmi gjethet
të lindin përsëri gjethe
mos m’i shkulni gjembat ku vdekja
është gërvishur një çik
e forte porsi heshtja do të isha
përmes ulërimës së epokave të shembura
lërmi flatrat të më ndjekin
edhe po qe se s’më nevojiten
të kam flakur ngase nata
u bë po aq e ndritur porsi dita
duke e lindur poemin e pastër, pa fjalë
poemin e paramenduar
shëmbëlltyrën jotokësore të të cilit e vret.
AR I NDOTUR
Nuk jam
veçse ajo që jam
në një gjuhë
të pashprehur nga frika
për të mos i thyer fjalët
në ajrin e dendur
ndërmjet qenjes dhe joqenjes
jam porsi lulet
mishtake –
e bukur dhe e ashpër dhe e vetmuar
duke banuar në vjershën
e pamundur për ta shkrua.
DRURI ME PRESJE
Mallkimi vjen pas meje
si një mesditë e ëmbël vjeshtake
kam qeshur shumë sot, shenjë e keqe
ditën më të qartë
e kam lënë të më rrëshqasë
ndërmjet luleve
shkoj fijeve të gjakut
ndërmjet tmerreve të atyre që s’dinë
se kanë vuajtje të hatashme
në fushat katalane, me ar në krahëror
jemi gjithnjë e më pak
pranë çdo përdëllimi të fatit
dita e sotme kaloi
pluhuri më i butë kosmik
nga druri me njëmijë vargje në degë.
Perkthimi: Baki Ymeri
0 comments:
Post a Comment