Kelmendi

Loading...

Wednesday, April 21, 2010

Jeton Kelmendi fiton Çmimin Ndërkombëtar Solenzara



Sot në Paris «Instituti Kulturor Solenzaza» i akordoj çmimin e madh ndërkombëtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Poésie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi.
Ky çmim u akordohet shkrimtareve për të arritura në fushën e poezisë dhe për gjuhen e bukur të përdorur në poezi. Për vitin 2010 ishin një numër i madh kandidatësh, por në finale nga tre kandidatet: përfaqësi i Kilit, përfaqësuesi i Brazilit dhe poet Shqiptar, juria e përberë prej 11 anëtarësh vendosi qe çmimi ti jepet poetit Jeton Kelmendi. Për poezinë e Kelmendit u fol se është një poezi e mesazheve dhe e mendimit te mire. Çmimin ja dorëzoj Athanase Anchev de Thracy kryetar i jurisë. Jeton Kelmendi është njeri nga poetet me te përkthyer shqiptar, ai deri me tani është përkthyer dhe botuar ne mbi 22 gjuhe te botes dhe vende te ndryshme.




Një citat i shkurtër i kryetarit te jurisë, pas dorëzimit të çmimit poetit shqiptar Jeton Kelmendi

Poeti Jeton Kelmendi fiton Çmimin e Madh Ndërkombëtar Solenzara të Poezisë për tërësinë e veprës së tij.
Kënga e tij, e krijuar me qartësi dhe mendim të ngjeshur, depërton deri në zemrat tona me anë të rrugëve të padukshme të dritës, të cilës ai ia njeh sekretin dhe intimitetin e bukurisë së saj. Çdo varg i gdhendur prej tij me finesë, i hap ditës një horizont të ri dhe bën që të na rezonojë në vesh një muzikë e mirëkompozuar në shpirtin e tij.
Kelmendi është një poet kompleks. Ai e njeh peshën hënore të lotëve, parfumin e fjalëve, shkëlqimin e orëve vetmitare që bie nëpër fletët e bardha siç bien frutat e pjekura, ai njeh zjarrin e tokës që flakëron midis fjalëve dhe fërshëllimën e erës që krijon elegancën e strofave të tij. Kelmendi është një nga zërat e rëndësishëm të poezisë bashkëkohore.

Akademik Athanase Vantchev de Thracy, kryetar i jurisë


Shënime shkurt për Jeton Kelmendin

Jeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë.
Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi.
Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike.
Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999.
Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji.
Është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhën angleze dhe franceze.
Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit, duke thënë me një gjuhë tepër origjinale dhe të pasur.
Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe lirika kombëtare.
Është veteran i luftës së UÇK-së, 1998 -1999.
Është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Evropës.
Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Botoi këto vëllime me poezi
Shekulli i premtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1999.
Përtej heshtjes, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
Në qoftë mesditë, Faik Konica, Prishtinë, 2004.
Më fal pak Atdhe, Faik Konica, Prishtinë, 2005.
Ku shkojnë ardhjet, Ombra GVG, Tiranë, 2007.
Erdhe për gjurmë të erës, (përzgjedhje) Globus R Tiranë 2008.

Më 2007 botoi dramën Zonja Fjalë.

Në gjuhë të huaja botoi përmbledhjen:
Ce mult s-au rãrit scrisorile (Sa fort janë rralluar letrat). Zgjedhje poezish në gjuhën rumune.
A breath (frymëmarrje) poezi në Indi