(Jeton Kelmendi: “Koha kur të ketë kohë”, poezi, botoi, Ideart, Tiranë, 2009)
Poeti jeton Kelmendi tash ka arritur kulmin e pjekurisë në shkrime letrare, madje duke u bërë një urë lidhëse ndërmjet brezave dhe shkollave letrare poetike. Me një fjalë, Jeton Kelmendi, tash i lidh tre breza të poezisë shqipe, duke qenë reprezentues i denjë i frymës dhe i “shkollës poetike shkreliane”, qoftë për nga tema, motivimi, qoftë edhe për nga struktura artistike. Ajo çfarë e bën më të veçantë është qasja ndaj historisë si koncept en gjeneral dhe historisë si koncept individual. Jashtë kësaj qëndron dashuria, vargjet moshës brenda kodeve tematike që shtresohen nga cikli në cikël, ku arti bëhet për art, për t’u shndërruar në një harmonizim të së resë me të vjetrën. Kjo ndodh edhe në poezitë që u përkushtohen personave të ndryshëm, për të pasur objekt trajtimi edhe njerëz me emër dhe mbiemër, figura të njohura të kulturës dhe historisë nacionale. Në asnjë poezi bashkëkohore kodi tematik nacional, nuk mishërohet aq mirë me kodin tematik erotik sa në librin “Koha kur të ketë kohë”, duke performuar me një gjuhë tipike ideale për të qenë më pas një ideoletër poetike autentike.
Libri më i ri “Koha kur të ketë kohë” ehe nga vetë tituj e poezive shenjon një stilistikë të gjuhës , të cilën Kelmendi tashmë e ka përvetësuar dhe e ka kultivuar mirë, duke e ngritur në nivel të shprehësisë së përhershme nga teksti në tekst. Autori përherë flet me “gjuhën e shpirtit” në netët e gjata të pagjumësisë ideale duke u shndërruar në një alkimist të fjalës dhe figurës poetike. Nivelet e thënies poetike , kur zhveshin kodet poetike të përgjithshme dhe kthehen te persona, e që më mirë se ku thuret himn për dashurinë, madje sias një diskursi tipik mashkullor, çfarë e sublimon edhe me tepër ndjenjën, ajo provohet herë në trajtë rrëfimi, herë si trajtë pësimi për të qenë një kreaturë e përjetshme artistike.
Përfundimisht, në tërë strukturën poetike të librit “Koha kur të ketë kohë “, poeti jeton Kelmendi është poet që jeton për fjalën e bukur artistike dhe vargun konotativ, të menduar mirë.
Jeton Kelmendi është një poet i lindur, natyrisht duke ia shtuar edhe punën e pareshtur, ai është bërë një emër që do t’i bëjë nder poezisë shqipe, madje edhe si autor i përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
0 comments:
Post a Comment