Kelmendi

Loading...

Wednesday, May 4, 2011

Athanase Vantchev de Thracy


DISA REFLEKSIONE
PËR POEZINË E NJË POETI TË RI NË MOSHË
I
Çfarë mund të jetë më efikase për të shprehur ndjenja të forta sesa shkurtësia e një poezie, forma e saj e krasitur. A nuk shfaqet kështu fërgëllima e bishës së egër, a nuk parapërgatit trupin e tij për të përmbledhur të gjithë forcën? Poezia e Jeton Kelmendit shfaq këtë imazh, gjithnjë duke shpërthyer brendësinë e saj. Ajo përmban brenda vetes kuptimin lakonik të masës së duhur. Dendësia e lirikës shënjon mirë deri në thellësi lexuesin. Strofat e tij eliptike, përftojnë thelbin e ndjenjave më të mira dhe më fisnike të shpirtit njerëzor.
Kelmendi është një prej figurave poetike më të mëdha të kohës sonë. Vepra e këtij poeti kosovar nderon jo vetëm letërsinë e shprehur shqip, por krejt letërsinë e mirfilltë.
II.
“Buka e vargjeve” dhe “Uji i fjalës”Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rralë të përdorimit të simoleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh. Na bën tërindjejmë plotësinë e fjalëve, plagët e tyre, trupin e heshtjes, butësinë e lirizmit. Antologjia e tij personale është një breg ku marrin fund të gjitha robëritë, kryesisht të burrit modern që ikën nga vetvetja, po ashtu dhe të njeriut qëështë i detyruar të largohet nga vendi i lindjes. Breg ku rrallëherë mbërrijnë letra nga mëmëdheu. E gjitha kjo shpjegon veçantitë sekrete e magjike të poezisë së Jetonit.
III.
Poezia e Jeton Kelmendit është e pashoqe në një kopsht shumë sekret, e mbushur me lule të bukura, të mbrojtura me xhelozi nga mure të lartë. Në këtë kopsht ku shpërthen kudo dashuria, shëtit gjithkund zemra rrahëse e poetit. Zemra tepër e kursyer në fjalë. Gjithçka kjo zemër thotë, është trefish e filtruar nga një inteligjence në zgjim të pandërprerë. Nën erën e artë dhe trëndafilin e rallë si guri i çmuar xhad, poeti thotë veç thelbin.
E dendësuar, e ngjizur mirë dhe e qëndrueshme, poezia e tij shmang me këmbëngulje zbukurimet e tepërta, të gjithë bishtnajat. Pika përrethjesh të panevojshme, pika dëgjimheshtjeje që çlodhin. Këto vargje fshehin brenda vetes një muzikë të përmbajtur, të kthjellët, të butë. Nën mbulesën e mëndafshtë të frazës së thjeshtë e të qartë, fshihen trishtime të fshehura, plagë të thella, foleza dashurie , hi ashpërsie, dhe urrejtje të shuara tashmë.
Kelmendi është i mahnitur nga elipsi, kjo figurë tepër ilirike, që dëshiron të shmangë një ose më shumë elementë të nevojshëm, për të kuptuar ligjërimin, për të prodhuar një efekt shkurtimi, tronditjeje, goditjeje me shuplakë. E detyron lexuesit të vonohet në leximin e vargjeve për të kuptuar atë që poeti me një qëllim të fshehtë e ka lënë të kuptohet në heshtje. Gjejmë variantet më të shpejta të elipseve, brachylogjinë (ligjërimin e përmbledhur), figura retorike të cilat përjashtojnë përsëritjen e një fjale të përdorur më parë në poezi, mbi të gjitha kur kjo fjalë është një varg i vetëm. Eklipsi poetik tek Kelmendi, shkon gjer në agramatizëm për të prodhuar një efekt të veçantë më pas. Fraza e reduktuar në leksemë, jep kuptimin e vet të vërtetë, falë intonacionit, si në monologje të brendshme ose në të shprehurin arratisës .
Poezia botërore, duhet të merret me këtë të ri entuziast me burimet e tij poetike që ngjajnë të pashtershme. Vetëm 32 vjeç, Kelmendi ka publikuar një numër të kënaqshëm përmbledhjesh poetike pa harruar esse-të, përkthyer në shumë gjuhë, dhe është shpërblyer me çmime ndërkombëtare të një rëndësie të lartë.
IV
RRETH ARTIT TË ELIPSIT BRENDA POEZISË SË JETON KELMENDITElipsi (emër femëror), vjen nga greqishtja:ἐλλείπω : elleipô: ("lë anash" "neglizhojçka do të thotë se elipsi konsiderohet si një plotësi që i mungon diçkanjë “mungesë”), është një figurë e stilit që bazohet në heqjen e një ose më shumë elementëve, në parin të nevojshëm për të kuptuar tekstin. Kjo figurë letrare detyron lexuesin të pranojnë logjikisht atë që autori ka kërkuar të thotë me heshtjen e tij. Brachylogia është një variant i shkurtër i elipsit.
Në narratologji një “Elips i përkohshëm” quhet gjithashtu “Elips narrativ”, i cili konsiston në vendosjen e heshtjes për një kohë të caktuar, çka do të thotë se nuk rrëfen ngjartjet. Kemi të bëjmë këtu me një përshpejtim të rrëfimit.
Ekzistojnë tri lloje elipsesh:
1. Elipse gramatikorë: mungesa e një fjale ose foljeje. Shpesh herë kjo figurë nuk ka për qëllim të prodhojë një efekt të veçantë, bëhet fjalë mbi të gjitha për një kursim elementësh nga përsëritja që ndodh kryesisht për shkak të një radhitjeje.
2. Elipsi rrëfimtar: mungesa e një sekuence të përkohshme në një aksion dramatik pra, për të përshpejtuar rrëfimin për shkak të komoditetit. Por edhe mund të ndodhë që hedh në treg një lajm për lexuesin apo spektatorin. Shprehja “Dy javë më vonë” zbulon prezencën e një elipsi në këtë rrëfim.
3. Elipsi poetik: mungesa e një fjale apo e një grup fjalësh ndonjëherë deri në agramatizimin e frazës, për të prodhuar një efekt të veçantë.

Variante të Elipsit: “Brachylogie”
Brachylogie (emër femëror), βραχυλογία (vrakhilogjia) fjalë e ardhur nga greqishtja e vjetër, e përbërë nga βραχύς: brakhus ("e shkurtër") dhe λόγος ("ligjërim") është një lloj i elipsit brenda ligjërimit që çon drejt një të shprehuri të përmbledhur.
Një tjetër refleksion rreth poezisë së Kelmendit

Fshihet brenda poezisë së Kelmendit, gjeniu i vendeve, atdheu i dashur që kënaq pa kursim kujtimet e bukurisë fëminore. Jetoni nuk pret nuk pret gjë tjetër veçse Zoti t’i dëgjojë lutjet, lartëson me guxim ndërtesat shumëkatëshe të porzisë së tij.

Kelmendi eviton të bëjë qenien e ngrirë, ti nënshtrohet ligjit të një qenie të zakonshme, sipas të cilit trupi është një produkt kënaqësie. Ai e di se pas dëshpërimit psikologjik qëndron një shpresë e thellë qënësore. Ja përse Jetoni i jepet një lumi përjetimesh të brendshme me një lloj entuziazmi alarmues. Mjeshtëria e tij, aspak e e rreme, gjithë ëmbëlsi shpreh thjeshtësi. Dashuritë e tij janë gjithmonë të ndërthurura me të tashmen. Kanë brenda vetes bukuri të njomë dhe marramendëse. Poeti, në esencë ndriçon anën njerëzore me anë të një drite të shkrirë brenda vargjeve të gdhendura më së miri, të cilat nuk përmbajnë as mbylljen në vetvete, as shpërthimin e pa përmbajtshëm.

Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë, një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie.
Preferon të shtegtojë më mirë brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën i dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe mungesave të tij.

Një frymë inkandeshente përqafon disa nga vargjet. Por, poezia e tij nuk ka pothuajse askund mungesë drite. Është një ndërmarrje mjaft tërheqëse e të shprehurit, ku iluzionet dhe mëkatet e fshehura janë krejtësisht të munguara. Kjo është një prozodi që di të përçojëvlefshmërinë në jetë të të gjitha ofshamave, të të gjitha ndezjeve.

Kelmendi vjen nga një kohë, në të cilën nuk mund t’u kthesh shpinën detyrimeve. Njeri i kulturës, ai flak tej mosqytetërimin triumfues, vetëkënaqjen e pandërprerë me cektësinë karakteristike, dhe lufton për kthimin e një arti që ushqehet nga thelbësorja. Po, ai është në thellësi të vetvetes tjetër njeri, dhe bën një tjetërsim të gjuhës dhe një dalje nga qerthulli i kulturës pa koncept.

I do bashkëkohësit e tij, por a është vërtet i tyre?

Thursday, February 24, 2011

L'Harmattan boton ne France Comme le commencement est silencieux nga Jeton Kelmendi


Është botuar libri më i ri i shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi në Paris. Edicioni i njohur i botimeve L’Harmattan ka nxjerrur nga shtypi librin me poezi “Comme le commencement est silencieux » të shkrimtarit Shqiptar Jeton Kelmendi. Libri është përkthyer dhe përgatitur nga poeti me origjinë shqiptare Skënder Sherifi dhe shkrimtari i mirënjohur francez Athanase Vantchev de Thracy. Libri është botuar në dy gjuhet shqipe dhe frëngjisht dhe është botuar me parathënie të Akademik Athanase Vantchev de Thracy.
http://www.librairieharmattan.com/detaillivre.php?gencod=9782296137240
________________________________________


Parathënie

Poezia e Jeton Kelmendit i ngjan një kopshti shumë sekret, të mbushur me lule të rralla që mbrohen me xhelozi nga muret e larta. Në këtë kopsht të tejmbushur me dashuri shëtit zemra e drithëruar e poetit. Një zemër pa shumë fjalë. Ajo që shpreh kjo zemër është e filtruar në mënyrë të trefishtë nga një inteligjencë gjithmonë vigjilente. E mbushur me të gjitha aromat e kopshtit, kjo zemër shpreh, megjithatë, vetëm gjërat thelbësore. Poezia e tij është koncize, plot densitet, e ndërtuar mirë dhe pa zbukurime artificiale. Aty mungojnë gjërat e tepërta e pa shije. Vargjet e tij kanë një muzikë delikate, të pastër dhe të qetë.
Në frazat e rezervuara, të thjeshta dhe të qarta fshihen nota trishtimi, plagë të thella, vatra dashurie, si dhe hiri ende i pashuar i dëshpërimit dhe i çasteve të zhgënjimit.
Kelmendi preferon elipsin, këtë figurë ilirike, me anë të së cilës ai lë mënjanë një ose shumë elemente të domosdoshme për kuptimin e tekstit, për të përftuar një efekt shkurtësie, densiteti dhe befasie. Kjo figurë e detyron lexuesin të ndalet te vargu për ta rindërtuar atë që autori e ka lënë me qëllim në heshtje. Në poezinë e tij gjejmë variantin më të shkurtër të elipsit : brakilogjinë, një figurë e retorikës që mundëson të mos përsëritet një fjalë e përdorur më parë, sidomos kur ajo është folje. Elipsi poetik te Kelmendi shkon deri në shpërfilljen e gramatikës me qëllimin e vetëm për të përftuar efektin e veçantë letrar. Fraza e tij me fjalë të kursyera e shpreh përmbajtjen me anë të intonacionit, me monologun e brendshëm ose me impresionet dinamike.
Poezia botërore duhet ta marrë në konsideratë këtë poet të ri entuziast që synon t’i rikthejë asaj diçka nga thesaret e saj të pashterrshme. Vetëm 31 vjeç, Jeton Kelmendi ka botuar shumë përmbledhje me poezi dhe ese të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si dhe ka fituar çmime letrare ndërkombëtare nga më të rëndësishmit.


Athanase Vantchev de Thracy
Paris, më 30 korrik 2010

Përktheu ne shqip Gjovalin Kola

______________________________
parathënia:

Préface

La poésie de Jeton Kelmendi est pareille à un jardin très secret, riche en fleurs rares et jalousement protégé par des hauts murs. Dans ce jardin débordant d’amour se promène le cœur vibrant du poète. Cœur très parcimonieux en paroles. Ce que ce cœur dit est triplement filtré par une intelligence en constant éveil. Sous le vent d’or et la rosée de jade, il n’exprime que l’essentiel.

Dense, serrée, compacte, sa poésie évite soigneusement tout ornement, toute adminicule. Point d’atours inutiles, point d’attifets qui distraient. Ces vers contiennent une musique discrète, pure, calme. Sous le voile pudique des phrases, simples et claires, se cachent des tristesses têtues, des blessures profondes, des foyers d’amour, des cendres d’acrimonies et de détestations mal éteintes.
Kelmendi affectionne l’ellipse, cette figure si illyrienne, qui aime omettre un ou plusieurs éléments nécessaires à la compréhension du texte pour produire un effet de raccourci, de choc, de frappe. Elle oblige le lecteur à s’attarder sur les vers pour rétablir ce que l’auteur a volontairement passé sous silence. On y rencontre la variante la plus brève de l’ellipse, la brachylogie, figure rhétorique qui a en aversion de répéter un mot déjà employé, surtout si ce mot est un verbe. L’ellipse poétique chez Kelmendi va jusqu’à l'agrammatisme afin de produire un effet particulier. La phrase, réduite à ses lexèmes, conserve son sens grâce aux intonations, comme dans les monologues intérieurs ou les impressions fugitives.
La poésie mondiale se doit de compter avec ce jeune poète enthousiaste aux ressources qui semblent inépuisables. A 31 ans seulement, Kelmendi a publié bon nombre de recueils et d’essais, traduits en plusieurs langues, et a obtenu des récompenses littéraires internationales de la plus haute importance.


Athanase Vantchev de Thracy Le 30 juillet 2010

Wednesday, December 22, 2010

"How to Reach Yourself" nga Jeton Kelmendi botohet ne ShBA

Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, me një bukuri të shprehurit

Unë jam një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasoj lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike, kame pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët e tyre të fuqishëm. “Balkanizim” do te thotë të ndash një shtet një territor etj, ne vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë radikale për shkak të dëshirës për të fituar më shume nga “demokracitë” e fuqishme kapitaliste perëndimore. Disa e quajnë si neo-liberalizm me një “kamuflim” post modernist, si rasti i kulturës së ndryshimeve ekonomike. Fjala “neksus” do te thotë, të lidhesh, të bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje forcash, me fjalë të tjera – bashkim në mënyra të ndryshme.
Karl Marx shpjegoj se nen sistemin kapitalist, dhe formës së tij imperialiste, shkaktohet ajo që quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bëhen gjerat më të rëndësishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, që njerëzit me pushtet të bashkohen! Populli i Ilirisë dhe Shqipërisë nuk ka qenë në gjendje të ulet në poltronat e njerëzve të fuqishëm që bënin ligjin. Fuqitë perëndimore kane liberalizuar tregun duke lejuar sipërmarrësit (shumica janë korporata të mëdha kapitaliste) të trazojnë sa me shume të jetë e mundur një “shkatërrim krijues” Shumpeterian. “Tronditja dhe frika” e Milton Friedman, kapitalizmi shkatërrimtar është një forme për të berë luftë me vendet ku lideret e tyre nuk kane dashur te behen pjese e sistemit neo-kapitalisto- imperialist te fuqive perëndimore. Unë e kame lexuar dhe interpretuar këtë bibër duke u bazuar në një kontekst mbi te cilin ne sot jetojmë.
Nuk pretendoj që Kelmendi të bjerë dakord me mua! Këto poezi përfaqësojnë vështirësitë e një personi në lidhje me dëshirën që ka për tu kthyer përsëri në kohë kur vendi i tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtësi. Megjithëse kjo mund të jetë më shumë një dëshirë sesa një fakt konkret. Duke u kthyer brenda shpirtit, përsëri tek zoti, tek një e kaluar e magjishme, ose fillimi i mundshëm i të tashmes? Ndoshta për tu stabilizuar në neo-spiritualitetin në vend të neo-ekonomise dhe politikës që mund të ndihmojnë në këtë shpërndarje? Kthehet përsëri tek Zoti dhe Nene Tereza të cilët që të dy janë zhdukur? Një kthim në lulen e çelur të Gonxhes, si një Kalkute e vogël? Kjo është shumë e vështirë për të kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt spiritualitetit vetëm kur do qe të shesë ç’do gjë - ç’do dite gjate gjithë viteve. Atdheu Shqipëri! Kelmendi ngjan me njerëz të tjerë, vendi i të cilëve nuk ka ecur mirë gjatë dekadave të shkuara, por shkon me tutje në histori ku deklaron se ka pasur një kohë në antikitet ku vendlindja e tij ka qenë me pushtet, me drejtësi dhe me shumë vlera trimërie. Ai i thotë lexuesve të tij se kaq shumë shqiptar, dhe njerëz të tjerë në Ballkan, u është dashur të shkojnë jashtë; sidoqoftë, ndoshta do te kthehen në një atdhe më të madh, më të mirë dhe më të sigurt. Lexuesi mund të mendoj se a është e mundur që të gjithë njerëzit që Kelmendi aludon do të gjejnë një atdhe të madh, duke pasur parasysh luftërat që kanë ndodhur së fundi. Përpjekjet e vjetra të fuqive perëndimore për të detyruar këtë rajon të marrë pjese në kapitalizmin global, e bënë të vështirë për të besuar se ëndrra e Kelmendit dhe shpresat e tij do të materializohen se shpejti! Ai pyet ku është kufiri qe ndan trishtimin me Gëzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanë çuar të djeshmen time, ku është hija e vitit të kaluar? Autori ynë ka aftësi të lëviz nëpër kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmë dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitan? Sot Zotërinjtë e botës nuk duan njerëz të zakonshëm me plot lëvdata për të mësuar si të bashkojnë lidhjet në kohë dhe hapësirë. Pa dyshim ata nuk e kanë dashur Marksin me iniciativën e tij për të mësuar njerëzit e kohës së vet të shikojnë pamjen e gjerë të botës, por vetëm një kolazh nga copa të ndryshme “fragmentesh të ndërprera.” Unë e admiroj iniciativën kurajoze të Kelmendi-t për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë mendimet dhe shpresat e një poeti që jeton dhe punon në një shtet të caktuar, por njëkohësisht demonstron globalizmin e tij. Peter Tase ka bërë të mundur për në të lexojmë një libër Shqiptar me poezi në gjuhën angleze. Kjo i krijon mundësinë shumë njerëzve për të pasur njohuri rreth vendeve dhe ideve përtej botës anglishtfolëse.
Bravo Peter!
RICHARD A. BROSIO, Ph.D., University of Michigan
Professor Emeritus, Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar at
The University of Wisconsin Milwaukee


POEZIA E JETON KELMENDIT MES ESENCASH HYJNORE DHE KUMTESH
“Si shkohet për te vet vetja” është libri më i ri poetik i poetit kosovar, të përkthyer në 22 gjuhë të botës, Jeton Kelmendit. Tashmë po prezantohet edhe për lexuesin amerikan. Ky vëllim vjen si një botim i poezisë së përzgjedhur dhe na krijon mundësinë për të evidentuar një vizion më të plotë të individualitetit krijues të këtij poeti, duke rendur më sigurt brenda kohës së tij poetike.
Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike. Megjithatë është më e dukshme ndjesia e përftuar nga një përjetim emocional i drejtpërdrejtë. Prirja e tij prej poeti, arrin të transmetojë shumçka shpirtërore përmes futjes së perceptimit poetik të botës, duke mbrujtur e ruajtur një energji emocionale.
Tipar evident, mbase edhe më dominuesi në të gjitha këto poezi të Jeton Kelmendit, është kromatika (ngjyra) emocionale, një si lament, që të shprehurit poetik ia kthen predominacionin emocional; ndjeshmëri që herë është dhembje, herë një pasqyrim i gjendjeve eskstatike.
Njëherësh në këto poezi pikaset një botë e pasur emocionesh që e bën Kelmendin poet me veçanti që nuk i kanë të tjerët si dhe krahas kësaj, një tendencë nga mendimi sintetizues. Pra, mendimi rri në ekuilibër me ndjenjën. Janë dy prirje që vështirë bashkohen sepse janë të ndryshme, por ky poet ia ka arritur t’i shkrijë bukur.
Poezia e Jeton Kelmendit ështe e dendur nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën qe del nga thellësia. Konceptualiteti është i frenuar e i nënshtruar figurës dhe i shërben për ta fuqizuar idenë.
Ajo që e përshkon gjithë këtë vëllim poetik nga fillimi deri në fund, si një koherencë shpirtërore, është konceptimi i shpirtit si një univers, si një botë, si një shtëpi që ka gjithë ornamentet e duhura që prej qiellit e reve të shpirtit, yje, diell, hënë, fusha, male, dete, shtete, shtigje, rrugë e rrugëtime, ditënetë e deri te fryma, mendimi, ëndrra, femra, muza, dashuria, djaloshi, poeti e çka jo tjetër. Brenda kësaj “Bote” të improvizuar, ka një “UN”, një “MUA”, jo thjesht i parë si një un lirik, por si një “ZOT SHTËPIE” i asaj “Botës” së tij. Pra, brenda shpirtit të poetit “ndodh”. Ka një histori e “JETË” shpirtërore. Domethënë brenda tij “ndodh”, edhe pse herë – herë askush nuk është dëshmimtar për këtë pos vetes, madje nganjehere ndoshta as vetë ai. Në këtë kontekst janë një sërë poezish që e ilustrojnë më së miri mendimin e mësipërm. Mjafton të lexojmë poezinë që hap vëllimin, njëkohësisht që i ka dhënë dhe titullin librit, “Si shkohet për te vet vetja”.
“Kapërcej shtete / Fusha e male e dete / Krejt më çka ka / Bota / Rrugëtarë i shoqëruara nga ditë e netë / Mikesha / I shëtis minutat në jetën time / Deri të takoj ty / Hej / Ç’bën këtu / Sa here shëtisë brenda / Vetvetes / Të takoj ty / Tek secili udhëkryq / Nga një shenjë jotja / Nga një dritë e gjelbër / E imja / Në qiell m’ shndrisin sytë tu”.
Po kështu ky univers personal shfaqet edhe në poezi të tjera, si: “Merri me vete gjurmët”: “I rashë tërthorazi mendimit dhe vajta / Pa ditur ku dilet”. Apo te poezia “Frymë lozonjare”: “Pse s’bёhesh mё lozonjare / Se fryma / Të frysh kah qielli im”. Ose tek “Merre pak qiell tëndin”: “Qetësohu e dashur / Qiellin do ta nxjerr / Nga fryma ime e epshit”.
Është rrugëtimi më i gjatë ai i nisur nga destinacioni “vetvete”, për t’u rikthyer aty sërisht.
“Sa i gjatë / Udhëtimi im / Nëpër këto udhë / Që vetëm unë i shkeli / I kapërcej me shpejtësi / Duke u orientuar / Me shenjat tua”. (“Si shkohet për te vet vetja”).
Dhe në këtë rrugëtim në poezitë e Jeton Kelmendit, humbet nocioni kohë duke u shndërruar në një kohë universale, në një tejkohë, në një mbikohë, në një kohë pa kohë: “Ti njeri i çuditshëm / Sa është ora? / Çfarë date është sot? / Muajin e di? / Viti / Është i viti i mbarë”? (“Si shkohet për te vet vetja”).
Një element tjetër shumë i rëndësishëm tek ky vëllim poetik i Jeton Kelmendit, evident në shumë prej poezive të tij, është koncepti estetik i SË BUKURËS që ekziston në një harmoni perfekte me TË MIRËN. Ja si shprehet poeti, gati si një sentencë te poezia “Një herë do të nisen ditët”: “Ndaj së mirës përherë / Duhet të flasim bukur”. Apo te poezia “Bukuria e bukurive”: “Kujt si vashës / I rri mirë bukuria”. Te “Frymë lozonjare”: “Lazdruar kam qenё mbrёmё / Tё kam ёndёrruar / E bukur moj / Mё e bukura e rruzullimit”. Po kështu edhe te poezia “Nё anёn tjetёr”: “M’u kujtua se me njёzeteshtatё / Ka mundur / Tё vijё mё e bukura e botёs”. Duket sikur në të gjitha këto vargje shëtit muza me emrin “E BUKURA E DHEUT”, e bartur që prej maleve e mrizave të Rugovës, për t’u shndërruar në mit poetik. Një mit që trazon duke e bërë hera herës poetin të shfaqet në një ton dilematik, diku me nje pyetje retorike e diku me “Mëdyshjen” që e shoqëron. “Si të të pagëzoj / Me fjalë apo me zemër?” (“Si të të pagëzoj). Apo te poezia “Mëdyshje”: “Të jem flokë, bardhushë / Të lëshohem qafës sate / Apo të jem ajër / Të më thithësh për frymë / Të jem mendim / Ta pushtoj kokën tënde / Çfarë të jem?”
Siç e theksuam më lart, poezia e Kelmendit është një poezi po aq e sensibilizuar edhe ndaj akteve më sublime e dramatike. Qerthull i gjithçkaje është Atdheu si një dimension i ekzistencës individuale të poetit, por edhe si një dimension jete. Në një dialogim hipotetitk me të, i sygjeruar prej vetës së parë dhe të dytë të foljes, në një nyjë të pazgjidhshme mes tij dhe Atdheut, ai shprehet: “Atdhe / Sa herë që të deshëm / Vdiqëm nga pak / Rrënjët i ke në të shtatën shkallë / Të zemrës / Në të shtatën palë të dhimbjes” (“Rrënjë në zemër”). Imazhi poetik është lëvizja nëpër toponimi konkrete: Rugova, Kërrsh të Kuq, Guri i Nikë Dukës, varri i Ramçit, Shehu i Love, Qafa e Hajlës etj.. “Pastaj ia thithi ajrin Rugovës / Dritën Diellit e fjalën gjuhës / Mbështeti kokën në Kërrsh të Kuq...” (“Besa iu bë gur fjale “, “Te mrizet e Dukajve”). Semantika e këtyre toponimeve e pasuar nga Kruja, Iliria, apo personazhet e njohura historike janë semantika bazë që shndërrohen në nënshtresa e mbishtresa të pasura leksikore, por më tepër ideore. Në to ngërthehet e shkuara, e tashmja, e ardhmja, historia, martirizimi, sakrifica mbinjerëzore e shqiptarëve për të ekzistuar. Përmes tyre shprehet njëherësh psika kombëtare, por dhe ajo globale e autorit për ta përcjellë te e nesërmja kujtesën historike të së djeshmes. Për këtë e ndihmojnë simbolet poetike të tradicionit si: zanat, guri, fjala, besa, mrizi, plaku, përrallat. “Besa iu bë gur fjale / Pushoi dhe u nis botës tjetër “ (“Besa iu bë gur fjale”). Por talenti poetik i Jeton Kelmentit sjell një mënyrë origjinale konceptimi dhe strukturimi të gjithë sistemit simbolik, duke e transfiguruar materien estetike, në figura të bukura poetike. Në këtë mënyrë bën që këto poezi me këtë tematikë të fitojnë një dendësi mendimi dhe emocioni, duke dëshmuar në një forcë sintetizuese të artit të tij poetik të Kelmendit.
Te poezia e Jeton Kelmendit ka dritë e reflektohet dritë edhe kur është natë. Në këtë dritë shfaqen të tejdukshme realitetet poetike shpirtërore si në rastin e poezisë “Përtej vetevetes jetonte” (Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt (Nënës Terezë)).
Ashtu si prezantohen të tejdukshme poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padëshifrueshme lehtë. Dhe këtu behet evidente esenca hyjnore, duke u shndërruar në esencë kumtesh. Këto kode bëhen bashkëudhëtare në kohë të ndryshme. Bëhen grishëse në deshifrim duke tërhequr vëmendjen e receptuesve në kohë e hapësira të ndryshme, ashtu si dhe në kohët e reja të së ardhmes.
Dhe kjo pjesë e padëshifrueshme, e kodifikuar, esencë hyjnore dhe esencë kumtesh, ndihmon për të krijuar më sigurt profilin e një poeti modern si Jeton Kelmenti, perfaqësuesit më dinjitoz të poezisë moderne mbarëshqiptare, që ka për të “rrojtur” shumë gjatë.
Doktorante IRENA GJONI

Wednesday, April 21, 2010

Jeton Kelmendi fiton Çmimin Ndërkombëtar Solenzara



Sot në Paris «Instituti Kulturor Solenzaza» i akordoj çmimin e madh ndërkombëtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Poésie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi.
Ky çmim u akordohet shkrimtareve për të arritura në fushën e poezisë dhe për gjuhen e bukur të përdorur në poezi. Për vitin 2010 ishin një numër i madh kandidatësh, por në finale nga tre kandidatet: përfaqësi i Kilit, përfaqësuesi i Brazilit dhe poet Shqiptar, juria e përberë prej 11 anëtarësh vendosi qe çmimi ti jepet poetit Jeton Kelmendi. Për poezinë e Kelmendit u fol se është një poezi e mesazheve dhe e mendimit te mire. Çmimin ja dorëzoj Athanase Anchev de Thracy kryetar i jurisë. Jeton Kelmendi është njeri nga poetet me te përkthyer shqiptar, ai deri me tani është përkthyer dhe botuar ne mbi 22 gjuhe te botes dhe vende te ndryshme.




Një citat i shkurtër i kryetarit te jurisë, pas dorëzimit të çmimit poetit shqiptar Jeton Kelmendi

Poeti Jeton Kelmendi fiton Çmimin e Madh Ndërkombëtar Solenzara të Poezisë për tërësinë e veprës së tij.
Kënga e tij, e krijuar me qartësi dhe mendim të ngjeshur, depërton deri në zemrat tona me anë të rrugëve të padukshme të dritës, të cilës ai ia njeh sekretin dhe intimitetin e bukurisë së saj. Çdo varg i gdhendur prej tij me finesë, i hap ditës një horizont të ri dhe bën që të na rezonojë në vesh një muzikë e mirëkompozuar në shpirtin e tij.
Kelmendi është një poet kompleks. Ai e njeh peshën hënore të lotëve, parfumin e fjalëve, shkëlqimin e orëve vetmitare që bie nëpër fletët e bardha siç bien frutat e pjekura, ai njeh zjarrin e tokës që flakëron midis fjalëve dhe fërshëllimën e erës që krijon elegancën e strofave të tij. Kelmendi është një nga zërat e rëndësishëm të poezisë bashkëkohore.

Akademik Athanase Vantchev de Thracy, kryetar i jurisë


Shënime shkurt për Jeton Kelmendin

Jeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë.
Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi.
Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike.
Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999.
Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji.
Është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhën angleze dhe franceze.
Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit, duke thënë me një gjuhë tepër origjinale dhe të pasur.
Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe lirika kombëtare.
Është veteran i luftës së UÇK-së, 1998 -1999.
Është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Evropës.
Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Botoi këto vëllime me poezi
Shekulli i premtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1999.
Përtej heshtjes, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
Në qoftë mesditë, Faik Konica, Prishtinë, 2004.
Më fal pak Atdhe, Faik Konica, Prishtinë, 2005.
Ku shkojnë ardhjet, Ombra GVG, Tiranë, 2007.
Erdhe për gjurmë të erës, (përzgjedhje) Globus R Tiranë 2008.

Më 2007 botoi dramën Zonja Fjalë.

Në gjuhë të huaja botoi përmbledhjen:
Ce mult s-au rãrit scrisorile (Sa fort janë rralluar letrat). Zgjedhje poezish në gjuhën rumune.
A breath (frymëmarrje) poezi në Indi